Liverpool do të luajë të mërkurën ndaj Leipzig në Champions League, një sfidë që gjen skuadrën e “reds” të karikuar pas fitores 2-1 ndaj Chelsea në kampionat. Gjithsesi, fitorja solli dëmtimin e sulmuesit Diogo Jota, që është në dyshim.
Sulmuesi portugez u desh të zëvendësohej pas vetëm 30 minutave lojë në fitoren 2-1 ndaj Chelsea. “Diogo duhej të zëvendësohej dhe nuk jam i sigurt se sa i rëndë është dëmtimi. Por, me shumë gjasa, nuk do të jetë në fushë të mërkurën”, tha trajneri Arne Slot.
“Duket si një dëmtim në brinjë për Jotën. Ai e ka ndjerë atë që kur u rrëzua kur vraponte. Dukej se ishte një goditje në gju në brinjë që shkaktoi problemin”, tha më tej trajnerit Slot. Darwin Nunez hyri në vend të Jota dhe mund të startojë si titullar në Gjermani.