Liverpool nuk ndalet! Nis negociatat për sulmuesin që kushton 100 mln euro

10 Korrik 2025
18:08
Telesport
back button

Liverpool është gati për një tjetër transferim big.

Mediat angleze raportojnë se “The Reds” po negociojnë me Eintracht Frankfurt për transferimin e Hugo Ekitike. Operacioni do të kryhet nëse Darwin Nunez largohet nga klubi.

Klubi gjerman kërkon 100 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar. Liverpool nuk e vlerëson më shumë se 80 mln euro, por ka shpresë se mund të arrijë një marrëveshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit