Liverpool rikthehet galaktik, bën ligjin ndaj Tottenham në Londër

22 Dhjetor 2024
19:24
Telesport
back button

Liverpool u rikthye te fitorja pas dy barazimeve në kampionat. “The Reds” mposhtën 6-3 Tottenham në transfertë dhe tani numërojnë 4 pikë më shumë se Chelsea i vendit të dytë, kur kanë edhe një ndeshje më pak.

Liverpool e nisi ndeshjen në sulm, duke treguar qartë objektivin e vetëm: fitoren. Mohamed Salah në tre raste tentoi portën dhe u ndal nga tranversa. Në gjysmën e pjesës së parë erdhi edhe goli i parë i ndeshjes.

Luiz Diaz ndëshkoi portierin Forster dhe kaloi kryesuesit e Premier League në avantazh. Vrulli i Liverpool nuk u ndal dot nga vendasit, që pësuan edhe golin e dytë. Këtë herë autori ishte Mac Allister.

Tottenham gjithsesi nuk u dorëzua. Pesë minuta më pas Maddison befasoi me një goditje jashtë zone. U duk se takimi u rihap, por Szobolai shënoi për Liverpool dhe e çoi rezultatin në 3-1 për t’i mbyllur me kaq llogaritë e pjesës së parë.

Skenën në pjesën e dytë e mori Mohamed Salah, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë për skuadrën e Arne Slot. Me avantazhin e katër golave miqtë nisën edhe lojën e zëvendësimeve. Tottenham shënoi më pas dy gola, me Kulusevksi e Solanke, ndërsa miqtë u kundërpërgjigjen me Luiz Diaz që vulosi rezultatin 6-3 në favor të Liverpool.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit