Liverpool sfidon Milanin për mbrojtësin! Në janar gati superoferta

21 Tetor 2020
16:19
Telesport
back button

Sipas raportimeve nga Sportmediaset, Liverpool ka hyrë në garë për lojtarin  e Schalke, turkun Kabak, dhe do të donte ta merrte atë në Angli për të zëvendësuar të dëmtuarin Virgil Van Dijk.

Kabak vlerësohet 30 milionë euro, një shifër e konsideruar shumë e lartë nga Milani kur u interesuar në janar, ndërsa anglezët mund të jenë seriozë dhe t’i garantojnë Schalke shumën e kërkuar.

Kuqezinjtë nuk duken të gatshëm të luftojnë kundër Liverpool dhe të marrin pjesë në ankande, por ata do të përpiqen deri në fund. Kabak pëlqehet, por vetëm në kushte të caktuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit