Me 15 pikë në renditje dhe 11 më shumë se PSG, aktualisht në vendin e 24-të në renditje, Liverpool është skuadra e parë në Ligën e Kampionëve 2024/25 – formati i ri – që është e sigurt për një vend në fazën tjetër. Në rastin më të keq, ato do të jenë ne play-off, pasi e kane siguruar matematikisht sonte por sic duhet, ka shumë gjasa që Reds të shkojnë direkt në raundin e 16-të duke dale ne top 8 te renditjes pasi do t’i mjaftonin ndoshta 3-4 pike ne 3 ndeshjet e mbetura.
Por, si eshte situata e pergjithshme pas ndeshjeve te sotme? Jane 8 skuadrat e para nga te cilat ne nje situate komode jane Liverpool me 15 pike, Inter me 13 pike dhe Barcelona e Dortmund (qe fitoi sot ndaj Dinamo Zagreb) me nga 12 pike. Vjen me pas Atalanta e pesta me 11 pike dhe me pas jane 7 skuadra me nga 10 pike (por vendos golaverazhi)
Direkt mbrapa Bayern Munich, Benfica, Atletico Madrid dhe Milan ndodhen me 9 pike dhe pas tyre vjen Manchester City me 8 pike, ashtu si PSV dhe Juventus e Celtic. Aktualisht jane jashte playoff te Champions qe kujtojme do te jete mes ekipeve nga vendi i 9-te deri ne te 24′, keto skuadra: PSG, Stuttgart, Shakhtar Donetsk, Sparta Praga, Sturm, Girona, Zvezda, Salzburg, Bologna, Leipzig, Slovan Bratislava dhe Young Boys. Ne fakt, tre te fundit kane 0 pike dhe do ta kene shume te veshtire te futen.