Pas 15 vitesh, Liverpool kthehet të mundë Real Madrid dhe arrin 17 fitore ne 19 ndeshje zyrtare, rekord absolut në historinë e “Reds” ky. Një fitore e vulosur në 45′ e dyta me një super paraqitje nga anglezët. Një fitore që afron kështu me kualifikimin Liverpool që shkon 15 pikë në 5 ndeshje dhe vetëm 1 gol të pësuar.
Beteja e “Anfield” mes Liverpool dhe Real Madrid mbeti e gozhduar në një 0-0 në 45′ e para. Skuadra e Slot luan më shumë dhe është më dominuese e kërkuese, por djemtë e Ancelottit janë solidë, edhe pse u desh që dy herë Courtois të bënte dy pritje të bukura dhe të ndalte sidomos Darëin Nunez. Ndeshje me agresivitet, faulla dhe dyluftime, por ekuilibër total.
Një ekuilibër që prishet pjesën e dytë sepse skuadra e Slot është ajo që e kupton se Reali është në vështirësi dhe i mungon shkëndija për të “bërë keq” përpara me mungesa të rëndësishme si Vincius Jr dhe Rodrygo. Kështu, pasi Bradely vendos në provë Courtois, është Mac Allister ai që me një kombim të bukur brend zone dhe me diagonale të lehtë mposht portierin spanjoll.
Liverpool që i afrohet edhe golit të dytë, por nuk gjen shënjestrën sërish Mac Allister. Pikërisht në atë aksion mbetet i dëmtuar Camavinga dhe zëvendësohet. Tjetër problem për Ancelotti që hedh në fushë Vazquez dhe Ceballos. Pikërisht nga kombinimi i të dyve vjen penalltia e fituar për faull të Robertson.
Penallti që Mbappe e merr përsipër dhe gabon pasi Keheller është i saktë duke kuptuar krahun dhe neutralizuar francezin, në një natë totalisht zhgënjyese. Liverpool gjithashtu ka shansin e 2-0 me Salah pas penalltisë së fituar nga vetë egjiptiani për faull të Mendy.
Por, topi godet shtyllën pak dhe del jashtë. Megjithatë, Real Madrid duket totalisht në gjunjë dhe goli vjen me një goditje këndi me kokë nga Gakpo, i hedhur në fushë nga Slot, që i vetëm e ka të lehtë të shënojë duke qenë se ai që e markon është Modric. Luiz Diaz niset në kundërsulm për të tentuar golin e tretë por portieri Courtois është ai që e pengon. Më përpara provoi Mbappe por ishte i pafat me goditjen e tij që u devijua nga mbrojtja në këndore.
Aston Villa-Juventus 0-0
Barazim pa gola në një ndeshje të bukur por taktikisht të mbyllur në Birmingan ku Aston Villa dhe Juventus ndajnë nga 1 pikë për kokë. Në minutën e 66-të ishte momenti më i bukur kur portieri Martinez bën mrekulli dhe ndalon topin në vijën e portës dhe për milimetra përpara se të quhej gol.
Trajektore helmuese nga këndi, goditje me kokë nga Conceicao i pozicionuar pranë shtyllës së largët dhe pritje e bujshme nga portieri argjentinas.
Aston Villa-Juventus nuk ka prodhuar gol teksa “skenari” i pjesës së parë në Birmingam është me ekipin anglez të Emery që luan lojën dhe bardhezinjtë që mbrohen. Ëatkins iu afrua golit por Di Gregorio i tha “jo”, teksa më pas ishte Cash ai që provoi nga distanca.
Në fund të pjesës së parë, Digne në goditje dënimi ishte i pafat dhe Juventusi shumë i fat, pasi francezi goditi traun e portës me një goditje shumë mirë të kalibruar.
Juventusi me shumë mungesa është vendosur taktikisht në mbrojtje për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm dhe në fakt gjatë 45′ të para dy herë ka ngacmuar portierin Martinez me Weah dhe Conseicao. Pjesa e dytë ka parë të dy ekipet sërish të vendosura mirë teksa në fund arbitri ka anuluar një gol të Aston Villa për faull ndaj portierit.