Liverpool vihet në ndjekje të sulmuesit të Inter, gati t’i ofrojë një rrogë më të mirë

19 Nëntor 2024
12:57
Telesport
back button

Liverpool është vënë në gjurmët e sulmuesit francez të Inter, Marcus Thuram. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtuesit e “reds” janë në kërkim të një zëvendësuesi të Mohamed Salah, që mund të largohet verën e ardhshme.

Gjithsesi, për Liverpool nuk ka për të qenë e lehtë të bindin lojtarin, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me zikaltërit. Ai është në sezonin e tij të dytë në Serie A, ku në 61 ndeshje zyrtare ka realizuar 23 gola.

Thuram ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë eurosh, shumë që mund të stepë disi anglezët për ta sjellë në “Anfield”. Ndërkohë që, edhe vetë lojtari ka thënë se ndihet mirë në Itali.

Gjithsesi, Liverpool synon ta bindë lojtarin duke i ofruar një rrogë më të mirë se ajo që ka aktualisht tek Inter. “Reds” janë gati të përfshijnë edhe lojtarë të tjerë në dispozicion për të ulur shifrën e kërkuar nga Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit