Llafazani Evra, PSG i përgatit dosjen francezit për një video

20 Mars 2019
11:05
back button

Paris Saint-Germain po shqyrton të gjitha mundësitë për të dorëzuar një aktakuzë ndaj Patrice Evra sipas rrjetit të “ESPN”, i cili ka lëshuar disa komente negative rreth klubit francez.

Ish-mbrojtësi festoi çuditshëm në fitoren e Manchester United në fushën e PSG-së dhe ish-shoku i tij te Monaco, Jerome Rothen tha se Evra ka treguar mungesë respekti ndaj kampionëve të Francës.

Kësaj deklarate ish-lojtari i United iu përgjigj me një video nga një taksi: “Edhe kushëriri im që është këtu përpara u shkri së qeshuri. Paris ju jeni disa fu*kers, disa fu*ckers, dhe po iu drejtohem ju. Ne (United) hodhëm ekipin D në fushë dhe iu mundëm. Disa fëmijë ishin në lojë, ata më pastronin këpucët mua. Ata akoma nuk kanë as spermë. Paris, jeni disa pjeshka.”

Klubi i francez reagoi me një deklaratë zyrtare duke theksuar se do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm ndaj sulmeve dhe kundër diskriminimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit