Lojërat Olimpike 2024 / Argjentina eliminon Brazilin, Mascherano i hap dyert edhe Messit

13 Shkurt 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Nuk është kurrë një ndeshje si çdo tjetër, veçanërisht nëse rrezikohet kualifikimi për Olimpiadën e Parisit. Në ditën e fundit të grupit kualifikues të Amerikës së Jugut, Argjentina mundi Brazilin 1-0, duke eliminuar kombëtaren jeshilverdhë nga Lojërat Olimpike të ardhshme në Paris. Goli i Luciano Gondou, i shënuar në pjesën e dytë, ishte vendimtar.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Argjentinës U-23, Javier Mascherano përsëriti synimin e tij për ta pasur ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës, Lionel Messi, në kompeticionin e shumëpritur të verës. “Dyert janë të hapura, – përsëriti Mascherano, – e gjithë bota e di se çfarë marrëdhëniesh kam me Leon. Nëse ai dëshiron të bashkohet me ne, do të jetë i mirëpritur. Dyert janë të hapura”.

Messi tashmë ka fituar medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” dhe nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë e pjesëmarrjes në një tjetër edicion të Olimpiadës. Në “Paris 2024” mund të luhet sërish dueli mes Messit dhe Kylian Mbappe, pasi ylli I PSG është i orientuar drejt pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike në shtëpi me kombëtaren franceze.

Deri më tani, nga 16 vende të disponueshme, 12 vende janë kualifikuar tashmë për në “Paris 2024”. Mbetet ende kampionati aziatik U-23, që do të luhet midis prillit dhe majit, i cili do të përcaktojë edhe tri kombëtare tjera.

Kombëtarja e katërt aziatike do të përballet në një “play-off” kundër Guinesë, e cila përfundoi e katërta në Kupën e Kombeve të Afrikës U-23. Këto janë kombëtaren olimpike të kualifikuara tashmë: Franca, Argjentina, Paraguaj, SHBA, Republika Dominikane, Spanja, Izraeli, Ukraina, Egjipti, Maroku, Mali, Zelanda e Re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit