“Lojtarët braktisën skuadrën duke u shtirur si të dëmtuar”, trajneri i Anglisë del kundër Harry Kane!

14 Nëntor 2024
17:52
Telesport
back button

Kombëtarja e Anglisë, si rrallë herë në historinë e saj, nuk do të ketë një grup lojtarësh për Nations League dhe nuk bëhet fjalë për dëmtime.

9 lojtarë kryesorë janë tërhequr në momentet e fundit duke përmendur si argument dëmtimet, por në fakt kjo është e dyshimtë, sepse dëmtimet i kanë deklaruar në orët e fundit.

Harry Kane kritikoi hapur shokët e tij të skuadrës për këtë në një intervistë të fundit, por ka marrë kundërshtinë nga trajneri i tij.

Trajneri i përkohshëm i “Tre Luanëve”, Lee Carsley, mendon ndryshe. “Ky është mendimi i Harry, por vetëm kaq. Nuk merrem me këto detaje. Nëntori është një muaj sfidues”.

“Lodhja dhe dëmtimet luajnë rol në këtë kohë të sezonit. Tani kanë shansin lojtarët e tjerë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit