Reklama e bërë nga Jude Bellingham para Euro 2024 me adidas-in nuk është pritur mirë nga shokët e tij të skuadrës.
Mesfushori sulmues është përshkruar si “shpëtimtari i Anglisë” në fushatën e marketingut gjatë europianit.
Bellingham, i cili fitoi Champions League dhe La Liga me Real Madrid, pa ekipin e tij të humbiste në finale 2-1 ndaj Spanjës në finale.
Ndërsa tifozët e shijuan reklamën, sipas The Athletic, disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik brenda kampit të Anglisë menduan se portretizimi i Bellingham ishte i ekzagjeruar.
Ata nuk ishin të kënaqur nga fakti se ai po përshkruhej si shpëtimtar i Anglisë.
Edhe mungesa e vullnetit të Bellingham për t’u përballur me mediat gjatë turneut gjithashtu nuk është pritur mirë.