“Lojtarët luajnë shumë ndeshje por nuk janë kombëtaret problemi kryesor, ne jemi viktima”

10 Tetor 2024
8:31
Telesport
back button

Problemi i shtimit të numrit të ndeshjeve dhe rritja e dëmtimeve të rënda, ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit. Edhe kur kampionatet janë pushim ata janë të detyruar të luajnë në ekipet e tyre kombëtare.

Për pasojë, për lojtarët më të mirë nuk ka shumë momente pushimi. Për këtë çështje u shpreh edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente. “Nuk janë kombëtaret problemi, pasi këtu lojtarët luajnë mesatarisht një ndeshje në muaj”, tha spanjolli.

Nga korriku në mars luajmë 6 ndeshje në 8 muaj. Problemi nuk janë ato gjashtë por 70 të tjerat që luajnë me ekipet e tyre. Përgjegjës janë ata që koordinojnë sezonet, lojtarët”, u shpreh De La Fuente.

Më tej, trajneri që u shpall kampion në Euro 2024, shtoi: “Nëse e di që duhet të menaxhoj 70 ndeshje, ndoshta do ta veproja ndryshe. Nuk është faji i trajnerëve të ekipeve kombëtare, ne jemi viktima të kësaj situate”.

Duke folur për kërcënimin me grevë nga lojtarët, De La Fuente tha: “Shpresoj të mos ndodhë. Numri i ndeshjeve dhe koha e shkurtër e rikuperimit janë faktorë kyç për kaq shumë dëmtime. Të gjitha palët duhet të ulen kur bëhet kalendari. Është e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit