Lojtari i Barcelonës nuk preferohet nga Hansi Flick, Messi i “shpëton” karrierën

21 Tetor 2024
17:31
Telesport
back button

Ashtu si Lamine Yamal sot, Ansu Fati deri para pak kohësh cilësohej si një nga talentet më premtues në botë. Problemi i tij ishin dëmtimet, të cilat i kanë ndalur hapin.

Gazeta katalanase “Sport” raporton se Leo Messi po mendon për ta ndihmuar sulmuesin anësor spanjoll. Sipas kësaj gazete, “Pleshti” i ka kërkuar Inter Miamit të transferojnë Ansu Fatin në MLS.

21-vjeçarit i është bërë me dije se në janar nuk ka më shans të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës, sepse trajneri Hansi Flick nuk ka më besim tek aftësitë dhe angazhimi i tij.

Kjo bën që vlera e tij të mos jetë e lartë dhe transferimi në futbollin amerikan të mos ketë asnjë pengesë. Messi gjithmonë ka dëshirë të luajë me lojtarë të Barcelonës dhe ndoshta do i plotësohet dëshira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit