Lojtari i preferuar, kundërshtari më i fortë dhe trajneri më i çmendur: rrëfehet Koulibaly

14 Maj 2022
16:40
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, ka dhënë një intervistë për  revistën franceze Once Mondial, në të cilën ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar, kundërshtarin më të fortë dhe trajnerin më të çmendur.

“Lojtari im i preferuar? Preferoj Sadio Mane sepse e kam në kombëtare, sepse e takoj çdo ditë. Është një lojtar i madh, shpresoj që një ditë të fitojë Topin e Artë”, ka thënë Koulibaly.

“Megjithatë, Benzema është një nga lojtarët më të fortë në botë. Është sulmuesi ndaj të cilit kam patur më shumë vështirësi sepse është shumë i zgjuar. Kjo shihet akoma sot”.

Në vazhdim, mbrojtësi ka folur edhe për ish-trajnerin Maurizio Sarri: “Kam patur shumë trajnerë të veçantë, kanë qenë të mëdhenj, por më i çmenduri ka qenë Maurizio Sarri. Ishte shumë i dhënë pas taktikës, na ka bërë të punojmë me të vërtetë shumë 11 kundër zero.

“Por gjëja më e çmendur që ka bërë ka qenë kur ka lindur djali im dhe gruaja ime duhej të lindte. Sarri më tha se nuk kisha të drejtë të shkoja te gruaja ime për lindjen e djalit tim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit