Trajneri i kombëtares italiane të futbollit Luciano Spalletti ka grumbulluar për herë të parë mbrojtësin e Milan, Matteo Gabbia. Paraqitjet e mira të mbrojtësitr 24-vjeçar duket se janë shpërblyer me grumbullimin në kombëtaren “Azzurre”.
“Nuk e prisja thirrjen, edhe pse e shpresoja. Të jesh këtu është një ndjenjë e veçantë, jam shumë i lumtur“, tha Matteo Gabbia për mediat në prag të ndeshjes që Italia do të luajë ndaj Belgjikës në Nations League.
“Të jesh këtu është një ndjenjë e veçantë, jam shumë i lumtur. Do të përpiqem të ta shijoj këtë javë duke dhënë gjithçka dhe duke u përpjekur të kuptoj se çfarë dëshiron trajneri”, u shpreh mbrojtësi kuqezi.
Më tej, Gabbia, lojtari i vetëm i Milan në kombëtaren italiane, shtoi: “Veshja e fanellës së kombëtares është një burim krenarie dhe një përgjegjësi e madhe. Është një fanellë që duhet nderuar në çdo kohë.”
“Fjalët e trajnerit më bëjnë krenar, janë një shenjë e mirë respekti dhe besimi. Unë jam njohur me Spallettin këto ditë, e kisha takuar vetëm një herë në Milanello kur ai erdhi për të parë stërvitjen. Nuk e kam menduar debutimin e tij, por shpresoj të luaj”, tha Gabbia.