Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur dy ditë më parë sulmuesit të Spanjës dhe Atletico Madrid, Alvaro Morata. Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e sulmuesit që ndodhet me kombëtaren në Euro 2024, në kohën që aty nuk ka patur asnjë njeri.
Ajo që ka konfirmuar ngjarjen e shëmtuar është Alice Campello, bashkëshortja e Morata. Gruaja e futbollistit ishte me pushime kur hajdutët i hynë në shtëpinë e saj, teksa ajo vetë komunikoi me një histori në Instagram.
“Dje na vodhën gjithçka që kishim sjellë me vete me pushime. Preferoj ta them vetë para se të mësohet nga të tjerët, për t’ju qetësuar se të gjithë jemi mirë. Tani kemi njerëz që qëndrojnë me ne 24 orë dhe jemi më të qetë. Një përqafim“, tha bashkëshortja e Morata.