Jürgen Klopp aktualisht është i papunë, pasi vendosi të mos e zgjasë lidhjen e tij të dashurisë me Liverpool-in. Trajneri gjerman, megjithatë mbetet një nga zërat më autoritativë që ekzistojnë në futbollin e sotëm.
Tani po pushon me gruan, larg presionit të stërvitjes së përditshme dhe 2 apo edhe 3 ndeshjeve në javë. Sidoqoftë, ka ende kohë për t’i parë ndeshjet dhe dhënë intervista. Në një nga ato të fundit, Klopp bëri bujë kur foli për lojtarin që e mahniti më shumë, teksa ishte në “Anfield”.
Nuk është Mohamed Salah apo Sadio Mané, por Trent Alexander-Arnold: “Është absurde. Dua të them, më pëlqejnë videot me momentet kryesore, ndonjëherë më shumë e herë më pak. Një video e Alexander-Arnold është e pabesueshme, sepse nuk ke nevojë të shohësh gola, por vetëm pasime. Vetëm shiko ndryshimet e lojës prej tij, pyes veten si është se është e mundur”.
Kësisoji, Klopp “shenjtëroi” lojtarin që u ngjit nga ekipi i të rinjve në ekipin e parë të Liverpool-it. Madje, ai ka folur edhe për momentin, kur e ka parë si adoleshent dhe çfarë ka menduar atëherë: “Më kujtohet që Trent ishte një djalë brilant, por nuk ishte i përgatitur fizikisht, kështu që duhej ta zëvendësonim gjithmonë pas 60 minutash. Më pas, padyshim që është zhvilluar edhe në këtë aspekt”.