Longstaff fiton etapën e dytë të Turit Çiklistik, Duric ruan kreun e renditjes së përgjithshme

22 Maj 2024
13:01
Telesport
back button

Çiklisti nga Gjibraltari, Frank Longstaff, fitoi etapën e dytë të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, atë Korçë-Elbasan, 154km e gjatë. Ai preu i pari vijën e finishit më kohën 3h30’28”.

Më pas, në vendin e dytë u klasifikua serbi Ognjen Ilic, që u mund ne metrat e fundit. Dy çiklistët bënë një garë thuajse më vete, pasi krijuan diferencë me pjesën tjetër të gupit të garuesve.

Nga 58 garues që e nisën këtë etapë, 55 e mbyllën, teksa tri çiklistë u tërhoqën. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, ajo udhëhiqet nga serdi Djorde Djuric, që fitoi etapën e parë.

Ndërsa ekipi i kombëtares serbe udhëheq renditjen e përgjithshme ekipore, duke bërë deri më tani një paraqitje më të mirë. Etapa e tretë e turneut është ajo Elbasan-Vlorë, 143km e gjatë.

Turi 81-të Çiklistik

Etapa 1, Tiranë – Korçë, Djorde Duric (Serbi)

Etapa 2, Korçë – Elbasan, Frank Longstaff (Gjibraltar)

Etapa 3, Elbasan-Kuçovë-Lushnjë-Vlorë, 143km (22 maj)

Etapa 4, Vlorë-Himarë-Llogara, 145km (23 maj)

Etapa 5, Vlorë-Fier, 122km (24 maj)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit