Los Angeles frikëson Milanin për Ibran, shfaqet emri i ri në mesfushë

8 Dhjetor 2018
12:11
Anton Cicani
back button

Los Angeles Galaxy nuk dorëzohen. Klubi amerikan, ashtu si shkruan "Gazzetta dello Sport",është gati që të zgjedhë një menaxher të ri: bëhet fjalë për Dennis te Kloese, që do të marrë komandën e operacioneve. Pikërisht ish-presidenti i klubit Deportivo Guadalajara provon që të prishë planet e Milanit.

Galaxy përgatit një kundërofensivë për të bindur Ibran të qëndrojë në Amerikë. Suedezi po mendon se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij: të vazhdojë të shënojë gola në MLS apo të kthehet në Serie A për të ndihmuar Milanin që të kualifikohet në Champions.

Jo vetëm Galaxy, por edhe Gazidis është një pengesë brenda vetë Milanit. Filozofia e tij, që herët te Arsenali, ka të bëjën me afrimin e futbollistëve nën 30 vjeç, që të ketë mundësi shitje në të ardhmen dhe jo bllokimi rroge.

Ibra e tejkalon këtë moshë, ashtu sikurse edhe Fabregas, për të cilin ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare, edhe pse është shkruar se kuqezinjtë kanë gati 8 mln euro për kartonin. Chelsea kërkon 10 mln euro.

Ndërkohë, emri i ri që është shfaqur është ai i Denis Suarez. Spanjolli te Barcelona nuk po gjen hapësirat që pretendonte dhe një huazim me të drejtë blerje mund të jetë ideali në këtë pjesë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit