Lovren, debutim ëndrrash për mbrojtësin me Zenit-in

8 Gusht 2020
18:04
Denis Hakanaj
back button

Nuk mund të shpresonte për një debutim më të mirë Dejan Lovren me fanellën e Zenit-it. Mbrojtësi sapo është transferuar në Rusi nga Liverpool-i dhe ka fituar një titull.

Pas Premier League me Të Kuqtë, ja ku ka ardhur Superkupa e Rusisë.

Menjëherë titullar dhe menjëherë fitues.

“Debutimi nuk mund të kishte qenë më i mirë! Jam këtu prej vetëm një jave dhe kam fituar menjëherë Superkupën! Vështirë të imagjinosh diçka më të mrekullueshme për një debutim”, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpool-it për MatchTV.

Në lidhje me shokun e ngushtë Salah: “A më ka shkruar? Nuk ka pasur akoma kohë për të më uruar, por shpresoj të marr shumë shpejt një mesazh nga ai”.

Një verë speciale për mbrojtësin që ka kaluar nga fitorja e Premier League te një tjetër trofe i rëndësishëm në Rusi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit