Lucas dhe Theo Hernandez kanë 18 vite pa e parë babain, zbulohet historia e dhimbshme njerëzore

12 Nëntor 2022
14:37
Alfred Lleshi
back button

Nga Tajlanda në Francë, ptestigjiozja “L’Equipe” ndjek gjurmët e Jean-François Hernández, ish-futbollistit dhe babait të lojtarëve Lucas dhe Theo, i “zhdukur” 18 vite më parë. Pas një investigimi të gjatë, revista sportive franceze, përmes dëshmive të familjarëve dhe miqve, rindërton historinë e ish-lojtarit gjatë kësaj periudhe ku nuk dihet asgjë për të.

“Nuk e di nëse babai im është ende gjallë apo jo, – siguroi Lucas në një intervistë në vitin 2019. – Një ditë ai u largua dhe nuk dëgjuam më kurrë për të”, – vazhdoi lojtari i Bayern Munich aktualisht.

Në vitin 2004 humbi Jean-François. “Ai është një person i mrekullueshëm, krejt e kundërta nga ajo që kam lexuar ose dëgjuar për të vitet e fundit. Mbi të gjitha, ai ishte një person shumë i orientuar drejt familjes, i cili gjithmonë i donte fëmijët e tij thellësisht”, – thotë Christophe Galtier për “L’Equipe”, trajneri aktual i PSG-së.

Ata që e njohin pohojnë se versioni që është treguar për të nuk është i saktë. “E vërteta për Jean-François do të dihet më në fund. Për vite me radhë është thënë çdo gjë për të, duke e njollosur emrin e tij pa thënë të vërtetën, – shton Bruno Saliba, një nga kushërinjtë e tij. – Ai nuk i braktisi kurrë fëmijët e tij. Ishte ajo, ish e dashura e tij (duke iu referuar nënës Laurence Py), që e ndau nga ata”.

Lauris Hernández, një tjetër vajzë e Jean-François, pajtohet me Bruno Saliba: “Ndaj babait tim janë thënë shpifje për një kohë të gjatë”. Sonia Moldes, ish-partnerja e Jean-François, tregon gjithashtu versionin e saj mbi atë që ndodhi dhe pohon se ai u përpoq të mbante kujdestarinë e fëmijëve të tyre:

“Ne u përpoqëm të merreshim vesh përmes avokatëve, por ishte ferr. I dëshpëruar, ai shkoi në Tajlandë. E di se u përpoq disa herë të fliste me fëmijët nga atje, por ajo kurrë nuk ia nxori fëmijët në telefon. Në këtë situatë, ai dha ‘dorëheqjen’. Ky është versioni që Lucas duhet ta dijë, edhe Theo. Ai i do ata më shumë se jetën e tij”.

Jean-François nuk mungon kurrë së pari ndeshjet e kombëtares së Francës. Fëmijët e tij luajnë atje. Lucas dhe Theo u thirrën edhe në Botërorin e Katarit. “Ai i sheh vetëm, sepse qan thuajse nga fillimi deri në fund. Është shumë e vështirë për të, – thotë vajza e tij, Lauris Hernández, dhe vazhdon: – I mungojnë fëmijët, vuan shumë. Nuk na interesojnë paratë e Theos dhe Lucas. Gjithçka që duam është t’i shohim përsëri. Sidomos babai im”.

“E di që fshehtas shpreson që fëmijët e tij do ta telefonojnë. Ai i do shumë. Nuk mund ta imagjinoj se sa i lumtur do të ishte nëse do të ndodhte…”, – përfundon motra e Jean-François Hernández, e cila pasi u kthye nga Tajlanda tani jeton në Francë dhe shpreson të ribashkohet me Theo dhe Lucas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit