Lucescu akuzon futbollistët e Kosovës: “Turp i madh nga ata, e kishin paravendosur sonte!”

16 Nëntor 2024
0:18
Telesport
back button

Trajneri rumun, Mircea Lucescu, ka kritikuar me fjale të ashpra vendimin e Kosovës që të largohet nga fusha dhe të refuzojë të luajë ndeshjen në Arenën Kombëtare te Bukureshtit.

Ndeshja u mbyll me braktisjen e mysafirëve. Pas më shumë se një ore në të cilën ndeshja u ndërpre dhe Kosova refuzoi të kthehej në fushë, arbitri danez Morten Krogh hyri në fushë me lojtarët rumunë dhe zyrtarisht i ra bilbilit për fundin e ndeshjes, duke pasur parasysh se kishte vetëm një ekip në fushë.

Mircea Lucescu qe tentoi te bindi trajnerin e Kosoves, Foda, në intervistën pas ndeshjes kritikoi ashpër reagimin e Kosoves duke thënë se kundërshtarët e Rumanisë ishin të përgatitur të vepronin në këtë mënyrë.

“Më duket se është jashtë cdo parashikimi dhe normaliteti! Turp! Nuk kishin pse të protestonin në këtë mënyrë, ne jemi sportistë dhe luajmë në fushë.

Kishte disa provokime dhe sherre të dukshme të tyre. Nuk pati asnjë protestë kundër Kosovës. Një sjellje e tillë është e papranueshme! Nuk kam fjalë. As që mund të diskutohet më. Kur një ndeshje futbolli ndodh kështu, është turp dhe një ndjenjë siklet për ta, para së gjithash. Ata si sportistë e morën këtë vendim. Mund të shihet qarte që ata u përpoqën ta bënin këtë prej kohesh dhe e kishin paramenduar”, tha Mircea Lucescu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit