Barcelona dëshiron të provojë të rinovojë kontratën e Frenkie De Jong dhe do të përpiqet të ulë pagën e tij. De Jong thuhet se paguhet rreth 18 mln euro neto dhe ne fakt bashke me bonuse mund te preke shifra te frikshme deri ne 25-27 mln euro. Ne fakt, ka bonuse që ai merr në sezone të caktuara, me më të lartat prej tyre në rangun prej 9 milionë euro.
Manchester United nuk ishte kurrë një opsion real për të pasi prioriteti për ta ishte mesfushori Manuel Ugarte i transferuar nga PSG. De Jong kurre nuk ka dashur te largohet, por Barcelona tashme ka nevoje qe lojtari – duke qene me se shumti i demtuar se ne fushe – te beje nje hap mbrapa sa i perket rroges.
Por, nuk eshte vetem De Jong. Edhe e ardhmja e Ronald Araujo eshte e pasigurtë te Barcelona përtej sezonit aktual. De Jong nuk ka treguar asnjë dëshirë për të nënshkruar një kontratë të re dhe Araujo gjithashtu do të jetë në treg nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re.