Lufta me Perez për Del Bosque dhe festat e çmendura të Galacticos: Ishim në shtëpinë e tij, kur erdhën autobusë me…

7 Mars 2022
15:46
Denis Hakanaj
back button

Ivan Helguera ka luajtur te Real Madrid nga 1999-a deri në 2007-ën, duke qenë shok skuadra me të gjithë kampionët që ka blerë Florentino Perez. Ish-romanisti ka rrëfyer disa histori në lidhje me epokën galaktike. Duke shpjeguar se Ronaldo ka organizuar festa… prej Fenomeni.

FESTAT – Të pabesueshëm në fushë, të papërmbajtshëm jashtë saj. Kjo është etiketa që kanë Galacticos, edhe falë nga rrëfimet e shumta të vetë protagonistëve. Megjithatë, Helguera se nuk ishin edhe aq shumë të dhënë pas festave.

“Beckham, Zidane ose Figo ishin shumë profesionistë. Roberto Carlos dhe Ronaldo ishin ata që kishin më dëshirë të dilnin, por nuk dilnin çdo ditë. Nëse luhej të shtunën dhe fitohej, atëherë dilnin. Por nuk dilnim të premten ose të shtunën kur të dielën kishim ndeshje”.

Megjithatë, kur flitej për të organizuar një festë edhe ambienti ishte… galaktik. “Isha në një festë ditëlindjeje me gruan time, kur kanë filluar të shfaqen autobusë të mbushura me vajza. Dhe gruaja ime më ka thënë ‘shkojmë në shtëpi’, ashtu siç ka thënë edhe ajo e Figo-s. Ishte shtëpia e Ronaldo-s, që më pas ia ka shitur Sergio Ramos-it”.

DEL BOSQUE – Mes trajnerëve të asaj periudhe, dallohet Del Bosque. “Donin ta shkarkonin dhe ne donim që ai të qëndronte. Situata u rënduar, presidenti nuk donte ta festonte La Liga-n me skuadrën. Duhej të shkonim të festonim në bashki dhe shumë lojtarë nuk donin ta bënin nëse do të shkarkohej Del Bosque.

“Ka qenë e vështirë të merrnim pjesë tek ajo darkë. Kemi vendosur atë mëngjes të shkonim. Kishim vendosur të mos shkonim, por kemi ndryshuar mendim. Dy prej nesh nuk kanë ardhur dhe janë gjobitur. Dhe, në fund, Del Bosque nuk ka qenë sezonin e ardhshëm…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit