Luftë Mustafi-Arsenal, mbrojtësi hedh poshtë vendimin e trajnerit

12 Korrik 2019
12:47
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali nuk e ka në plane Shkodran Mustafin dhe trajneri Unai Emery ka biseduar konkretisht me mbrojtësin. Tekniku i ka treguar lojtarit se nuk e do më në ekip, ndërsa ky i fundit nuk do të lëvizë. 

Londinezët duan të lirohen nga paga e tij e madhe prej 133 mijë eurosh në javë dhe të fitojnë buxhet për të ndërhyrë në merkato. Mbrojtësi me origjinë shqiptare është i vendosur dhe nuk do të largohet.

Ai ia ka bërë të qartë trajnerit dhe klubit se do të luftojë për vendin e titullarit dhe do të respektojë kontratën me "Topçinjtë". 27-vjeçari e di se nuk mund të sigurojë askund një kontratë me të tilla kushte dhe një klub në nivelin e Arsenal-it. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit