Luftëtari amerikan mesazh McGregor: Kam dy vjet që e pres në kafaz, i jap edhe 6 muaj kohë

27 Dhjetor 2024
11:28
Telesport
back button

Pasi kaloi pjesën më të mirë të dy viteve të fundit duke pritur për t’u përballur me Conor McGregor, luftëtari amerikan Michael Chandler ka marrë një vendim. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se do të zhvillojë një revansh me Charles Oliveira.

Chandler i ka vendosur një afat kohor prej gjashtë muajsh irlandezit për të realizuar duelin e shumëpritur prej tyre. Në të kundërt ai do të vijojë karrierën e tij. “Nëse Conor nuk kthehet në gjysmën e parë të 2025, unë do të luftoj me dikë tjetër”, shpjegoi Chandler.

Ka edhe luftime të tjera për të cilat jam i interesuar. Unë nuk luftova për dy vjet, jo vetëm duke pritur Conor, por doja të merrja pak kohë dhe t’i jepja trupit tim një pushim. Një pjesë e imja ishte e varur nga Conor, por tani nuk mund të pres më gjatë”, tha Chandler.

Dueli mes tyre, i planifikuar në qershor të këtij viti, u anullua vetëm dy javë para se të zhvillohej, për shkak të një dëmtimi të irlandezit. “Rezervimi i një sfide me Conor McGregor është një detyrë shumë, shumë, shumë unike. Nëse funksionon, funksionon. Nëse jo, trashëgimia ime nuk është e lidhur me Conor”, tha amerikani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit