Luis Enrique: E vështirë të fitosh gjithnjë duke luajtur çdo 3 ditë, mentaliteti është ai i duhuri

22 Shtator 2024
16:41
Telesport
back button

Ndalesa e parë në kampionat për PSG erdhi në fushën e Reims, ku kampionët e Francës barazuan 1-1. Pas golit të Dembele, vendasit reaguan dhe barazuan me Nakamura, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Trajneri i PSG, Luis Enrique, e sheh gotën gjysmë plot, duke deklaruar: “Ne dominuam fillimin e ndeshjes, ku i mbyllëm kundërshtarët në gjysmëfushën e tyre. Ata patën kat fat, pasi shënuan në kundërsulmin e tyre të parë”.

Në patëm të tjera mundësi për të shënuar por topat nuk hynë në rrjetë. Gjithsesi, e meritonim të paktën një barazim. Mendoj se mund të kishim fituar duke pasur mundësitë e shumta, por ky është futbolli”, tha Enrique.

Jam shumë i kënaqur me mentalitetin e ekipit. Ishte e qartë se na duheshin lojtarë me një nivel fizik më të freskët, sepse do të luajmë çdo tre ditë dhe duhet të rikuperojmë. Ndeshja nuk përfundoi ashtu siç donim, por është shumë e vështirë të fitosh këtu dhe duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha trajneri i PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit