Luis Enrique kujton “remontada” 6-1 ndaj PSG: Me të kam hyrë në historinë e Barcelonës

16 Mars 2024
15:06
Alfred Lleshi
back button

Luis Enrique do të jetë një nga protagonistët e mëdhenj të çerekfinaleve të Champions League. Trajneri tashmë i PSG-së do të rikthehet në Barcelonë për t’u përballur me skuadrën që e bëri kampione të Evropës në vitin 2015. Fitoi tripletën me të. “Ne ishim me fat në short, sepse po kthehemi në Spanjë, unë po kthehem në Barcelonë, që është qyteti ku kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës. Ndihem shumë mirë atje, është një lajm shumë i mirë”, – tha ai në një konferencë për shtyp.

Trajneri spanjoll analizoi dy pjesët e ndryshme të shortit dhe vlerësoi shanset e tij për të arritur në finale: “E dinim që goglat do të na rezervonin një rival shumë të vështirë dhe të nivelit të lartë. Shorti ka dy pjesë. Në njërën jemi ne, Barcelona, ​​Atlético Madrid dhe Dortmundi. Ne do të duhet të tregojmë se e meritojmë të shkojmë më tej në këtë kompeticion. Favoritët janë në pjesën tjetër, ndaj do të jetë e vështirë të parashikohet ecuria. Do të jetë shumë interesante”.

🔴🔵 La "REMONTADA" del BARCELONA al PSG (6-1) 😲 Champions League 2017 -  YouTube

Luis Enrique ishte trajneri i Barçës në një nga ndeshjet më të paharrueshme kundër PSG-së, përmbysjes epike në “Camp Nou”, të cilës iu referua: “Për fat të keq ajo përmbysje nuk ishte e dobishme, Juventusi na eliminoi më pas. Ishte ndeshja më e veçantë e karrierës sime. Ishim mes jetës dhe vdekjes 15 ditë më parë, pastaj ndryshoi panorama. Mbaj mend 4-0 dhe 6-1. Është pjesë e historisë, jam shumë krenar për këtë. Nuk do të ndryshoj asgjë në karrierën time. Ndoshta mund të kisha bërë shumë më tepër, por dhashë më të mirën te Barcelona”.

Luis Enrique e di se nuk do të jetë e lehtë kundër një Xavi që e njeh mirë: “Unë nuk e njoh punën e Xavit si trajner, ai e njeh timen. Do të kisha dashur që ai, Guardiola apo Arteta të më kishin stërvitur. Dikush si Xav ka nivel, kot nuk e fitoi kampionatin. Barça është një klub i madh, do të jetë e vështirë. Ne nuk e kemi fituar kurrë Ligën e Kampionëve, por ky do të jetë qëllimi madhor. Nuk e di nëse do të ketë një klub me më shumë ambicie se ne”.

Sa i përket favorizimit që i bëjnë PSG-së, Luis Enrique nuk dëshiron të flasë për këtë, ia lë gjithçka fushës së blertë: “Nëse jemi apo jo favoritë, nuk më intereson. E kam transmetuar besimin tim në ekip. Mendoj se do të jemi më të mirë, me përvojën e lojtarëve në këtë kompeticion”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit