Luis Enrique me sytë nga infermieria, synon rikuperimin e 4 titullarëve për çerekfinalet e Champions

20 Mars 2024
13:46
Telesport
back button

PSG, në ndeshjen e fundit në kampionat (6-2 ndaj Montpellier) luajti me shumë mungesa. Për kampionët franceze munguan 4 lojtarë të rëndësishëm, si Marquinhos, Marco Asensio, Milan Skriniar dhe Presnel Kimpembe.

Klubi parizian shpreson të rikuperojë këta katër lojtarë për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Barcelonës. Braziliani Marquinhos është ende në trajtim për dëmtimin e tendinit të Akilit, prej më shumë se një muaji.

Shanset janë që ai të jetë gati për këtë sfidë, favorizuar edhe nga pushimi 2-javor për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Edhe spanjolli Marco Asensio po rikuperohet nga dëmtimi i muskujve të pësuar në fund të muajit të kaluar.

Sllovaku Milan Skriniar vazhdon punën e tij individuale në fushë për të gjetur ndjesitë e duhura. Së fundi, Presnel Kimpembe është gjithashtu i zënë me ushtrime rikuperimi: Synimi është të rikthehet në fushë deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit