Luis Enrique shpjegon arsyet e mosgrumbullimit të Dembele! “Dua më të mirën për skuadrën dhe…”

30 Shtator 2024
21:51
Telesport
back button

Përpara testit të parë madhor të ekipit të tij (ndaj Arsenal) për atë që ka qenë një sezon i pamposhtur deri më tani per PSG, Luis Enrique u pyet veçanërisht për vendimin e tij për të lënë Ousmane Dembélé jashtë ekipit nesër në mbrëmje ne Champions.

Në konferencën e tij për shtyp të hënën në mbrëmje asturani mohoi raportet e mëparshme për një debat të ashpër me anësorin francez në prag të ndeshjes kundër Rennes, megjithëse ai vendosi të mbetet i paqartë në detajet e mosthirrjes.

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka folur për këtë gjë, duke thënë se nuk ka zënka të ëmdha, por vetëm një vendim për një lojtar që duhet të respektojë rregullat në ekip.

“Unë nuk do të bëj një sagë prej saj [pas përjashtimit të Ousmane Dembele nga skuadra për t’u përballur me Arsenalin]… kishte thjesht një problem në lidhje me detyrimet e tij ndaj ekipit”. “Unë dua më të mirën për skuadrën dhe e lashë jashtë. Nuk ka pasur asnjë grindje mes meje dhe Dembeles”.

“Duket sikur nuk kemi humbur kurrë një ndeshje me Dembelen… jo, kemi humbur kundër Neëcastle, Milan, Borussia Dortmund dhe Barcelonës në shtëpi”.

“Nëse dikush nuk respekton rregullat e ekipit, do të thotë se ai nuk është gati për një javë kyçe si kjo”, deklaroi trajneri i Paris Saint-Germain.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit