Në prag të rikthimit të kampionatit, trajneri i PSG, Luis Enrique, ka sqaruar disa cështje që kanë lidhje me skuadrën e tij. Ai ka folur për aktivizimin e paktë të Milan Skriniar, që pritet të lërë kampionët e Francës në janar.
“Skriniar luan pak? Ky është një proces normal në një ekip. Kur nuk luan, je i pakënaqur. Nëse shoh gjëra që më pëlqejnë në lojë ose në stërvitje, mund ta ndryshoj situatën e tij”, tha Enrique.
Më tej, Enrique foli edhe për rikuperimin e Dembélé: “Nuk kishte asgjë serioze. Në parim, është normale që të ketë situata të këtij lloji gjatë gjithë sezonit. Shpresoj që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme”.