Trajneri i PSG, Luis Enrique, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar dëshirën e tij për Krishtlindjen. Ai shprehu dëshirën e tij për të përmirësuar cilësinë e skuadrës së tij, që të jetë më konkurruese në çdo event.
“Do të doja të kisha në çdo pozicion nga dy lojtarë të aftë për të qenë titullarë. Dua të ketë konkurrencë të vërtetë në të gjitha rolet. Kam 3 portierë, të tre janë gati për të luajtur. Ajo që dua është të rritemi si ekip. Të kesh nga dy lojtarë për çdo rol do të thotë që ata të pushojnë më shumë”, tha Luis Enrique.
Më tej, trajneri spanjoll tha: “E di që është utopike të kesh dy lojtarë për çdo pozicion, nuk e kam pasur kurrë në asnjë ekip. Për të pasur nivel, lojtarët duhet të kenë një kohë të caktuar loje, por duke luajtur kaq shpesh ata nuk janë në gjendje të rikuperojnë. Unë i marr vendimet e mia bazuar në atë që shoh”.
Në lidhje me ndeshjen e sotme ndaj Monaco, Luis Enrique tha: “Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Monaco, një nga kundërshtarët tanë të drejtpërdrejtë në kampionat. Është një nga kundërshtarët më të vështirë që kam përballur në Francë. Niveli i Ligue 1 është më i lartë se sa mendojmë”.