Luis Figo: “Bota e futbollit do të ketë një mundësi unike në 2030-ën”

16 Qershor 2024
13:59
Denis Hakanaj
back button

“Maroku, Portugalia dhe Spanja tashmë e kanë dëshmuar vlerën e tyre duke organizuar ngjarje të tjera, do të jetë një mundësi unike për të bashkuar dy kontinente dhe një mundësi e shkëlqyer për të paraqitur Portugalinë në të gjithë botën. Nuk shoh asnjë arsye pse të tre nuk mund të jenë pretendente serioze në 2030”.

Luis Figo, ambasadori i Botërorit 2030 që do të mbahet në Portugali, Spanjë dhe Marok, flet për rëndësinë e kompeticionit dhe mundësitë që vendet pritëse të luajnë shanset e tyre.

Më pas, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjermani, Figo pranon se “Portugalia ka një ekip të fortë, me një përzierje lojtarësh me përvojë dhe të rinj. Është një nga 5 ose 6 skuadrat që mund të fitojnë turneun”.

Për sa i përket kohës me kombëtaren, ai nënvizoi se: “Kurrë nuk e kam marrë si të mirëqenë nderin të vesh fanellën e Portugalisë, kam pasur fatin të luaj në tre kampionate europiane dhe dy botërore, mundësi unike që do të më mbeten përgjithmonë.

“Europianët në shtëpi nuk shkuan siç donim, por ndjej krenari të madhe për vendin tim”, vijon ai. Së fundi, një koment për skuadrat ku ai luajti:

“Kam qenë pjesë e akademisë së Sportingut që në moshën 12-vjeçare, kalimi në ekipin e parë ishte një burim krenarie të jashtëzakonshme. Barcelona më dha mundësinë të konfirmohem në skenën ndërkombëtare, ndërsa te Real Madrid luajta me shumë yje duke fituar Champions League.

“E kujtoj me mall edhe kohën time në Inter. Më pritën si të tyrin dhe ne u argëtuam shumë, duke fituar kampionatin në secilin nga katër sezonet në të cilat kam luajtur”, përfundoi Figo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit