Luka Doncic leksion kampionëve të Golden State, fitojnë Clippers e New York

30 Nëntor 2022
8:29
Telesport
back button

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA. Ekipi kampion i Golden State u mund 116-113 nga Dallas, në një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione deri në fundin e saj. Stephen Curry realizoi 32 pikë për kampionët, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër, Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 41 pikë 12 rebound e 12 asist.

Skuadra e Clippers, falë 32 pikëve të Poëell dhe 24 të Jackson, mposhti 118-112 Portland, ndeshje e hapur deri në fund. Për Portland u dallua Grant me 32 pikë, por që mbetën për statistikë. Fitore të thellë korri New York, që mundi 140-110 Detroit. Randle me 36 pikë ishte lider në fushë për nju-jorkezët në këtë sfidë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit