Lukaku bën prognozën e finales së Stambollit: Heronjtë e tripletës na frymëzojnë, thonë se është i njëjti shpirt

6 Qershor 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Ai ende nuk e di nëse do të luajë nga minuta e parë, por ndërkohë Romelu Lukaku ka vendosur tashmë, dhe ka shpjeguar, se si do t’i afrohet finales së Ligës së Kampionëve më 10 qershor: “Unë thjesht dua ta shijoj pa pasur çdo presion. Sugjeroj ta shijojmë momentin dhe shkojmë atje për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm”.

Në fakt, sulmuesi i Interit foli për CNN dhe rrëfeu ndjenjat e tij më pak se një javë para ndeshjes kundër Manchester Cityt: “Të luash kundër ekipit më të mirë në botë është një gjë e mrekullueshme. Ata janë një ekip i stërvitur mirë, Guardiola ka diçka tjetër si plan loje, kështu që Haaland ka gjithmonë raste për të shënuar. Ata arrijnë të hapin edhe mbrojtjet më të mbyllura”.

Në intervistë, Lukaku nuk u kufizua vetëm në ndeshjen e madhe të Stambollit, por nënvizoi edhe një korrelacion sa i përket “shpirtit” të skuadrës aktuale me atë që fitoi tripletën 13 vite më parë. Ata në vitin 2010 ia bëjnë të qartë çfarë duhet bërë: “Shumë nga lojtarët e atij ekipi vijnë për të parë ndeshjet tona dhe ndiejnë të njëjtën gjë”.

Te historia e pandemisë, e përjetuar në kontakt të ngushtë me shokët e skuadrës në vitin 2020, dhe ndoshta ajo që u tha më parë e kanë origjinën pikërisht obligacionet e konsoliduara në ato muaj: “Ishte një moment emocionues, sepse ne, me të vërtetë si ekip, kemi kaluar shumë kohë bashkë.

Në atë kohë, unë në fakt kaloja shumë më tepër kohë me shokët e skuadrës sesa me djalin tim të madh… Duke luajtur, duke u kthyer në hotel, duke qëndruar në dhomë, duke parë lojëra së bashku e kështu me radhë”.

Tani, megjithatë, e tashmja është finalja e Stambollit: “Tani, me hir të Zotit, mund të luaj një finale Champions-i. Të jem në këtë pozicion, të kem familjen time atje, do të ishte një gjë e bukur, sepse është si të mbyllësh një cikël”.

Belgu e mbyll me një homazh emocionues për gjyshin e tij, të cilin e kujton pas çdo goli duke parë qiellin: “Kur shoh djalin tim, shoh shumë prej tij… Gjyshi im ishte numri një, fansi im më i madh. I premtova se do të kujdesesha për nënën time, kur isha 12 vjeç, dhe e bëra. Kështu që sa herë që e shikoj nënën time, më duket sikur është dhe ai në tribunë. Dedikimet janë për të pas çdo goli.”

Kush e di nëse në Stamboll, ndoshta Lukaku do të ketë mundësinë të kthejë edhe një herë shikimin drejt qiellit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit