Lukaku, CR7 dhe koha shtesë në Kupë. Sa energji harxhuan skuadrat para Inter-Juve

14 Janar 2021
15:24
Alfred Lleshi
back button

Filli i kuq i përfshin të dy: 120 minuta të luajtura në Kupën e Italisë, para ndeshjes së shkëlqyer të së dielën (ora 20:45, në “San Siro”). Ata donin të menaxhonin energjitë, por në fund të fundit, lojtarët e mëdhenj hynë gjithsesi në lojë. Gjithashtu, për të zgjidhur situata të komplikuara. Lukaku ndihmoi Interin, teksa goli i tij fitues ndaj Fiorentinës erdhi një minutë para se të kalohet te gjuajtja e penalltive (119’). Cristiano Ronaldo u aktivizua vonë në “Allianz Arena”, ku “adoleshenti” Rafia u kujdes për kualifikimin në kohën shtesë. E diela është Inter-Juve, Conte sfidon të shkuarën e tij, ku fitoi tre titujt e parë në kampionatin Italian si trajner. Pas “maratonave” të Kupës së Italisë, le të shohim se kush luajti më shumë minuta.

INTERI – Le të fillojmë me ata që nuk hynë në fushë. Conte kurseu vetëm Bastoni, të gjithë emrat e tjerë të mëdhenj morën përsipër diçka. Handanovic është portierr dhe nuk mund të pushojë kurrë (120 minuta për të). Në mbrojtje, përveç Kolarov dhe Ranocchia, Skriniar luajti një orë, por u zëvendësua nga De Vrij. Kapitulli i mesfushës: Vidal duhej të kishte pushuar, por dëmtimi i Sensi i dha fushën dhe gjithashtu golin e parë me Interin (95 minuta të luajtura). Young dhe Perisic ishin në krahë, por në minutën e 70-të hyri Hakimi, titullar i padiskutueshëm në të djathtë, të dielën. Nga ana tjetër, Barella dhe Brozovic hynë në minutat 81 dhe 94. Një pjesë e lojës edhe për ta. Përpara, përveç Sanchez, 70 minuta për Lautaro Martinez, më pas u zëvendësua nga Lukaku. Ndryshe nga kolegu i tij, Conte i trembet pak më pak humbjes së energjisë: “Koha shtesë do të ketë ndikim zero në paraqitjen ndaj Juventusit”.

JUVE – Chiellini dhe shokët e tij të skuadrës kanë shënuar tre gola kundër Genoa, pas një ndeshjeje të vështirë (3-2). Rafia, një djalë i datëlindjes 1999, për të cilin Benzema bëri komplimente në Instagram, u kujdes për suksesin në kohën shtesë. Pirlo foli për “humbje energjie”, por formacionit startues i dha vetëm 4 titullarë të mundshëm të së dielës: Bentancur, Arthur, Morata dhe Kulusevski. Tre të fundit luajtën 120 minuta, spanjolli dhe ish-lojtari i Parmës shënuan gjithashtu. Nga ana tjetër, uruguajani u zëvendësua në pjesën e dytë nga Rabiot. Pas rreth një ore lojë, në vend të Demiral dhe Chiellini hynë Danilo dhe Bonucci hynë, titullarët në mbrojtje të dielën, ndërsa Cristiano Ronaldo hyri në minutën e 88-të në vend të të riut Wesley. Ky i fundit debutoi në ekipin e parë. 25 minuta lojë për portugezin, 19 gola në 18 ndeshje këtë sezon, lideri teknik dhe golashënuesi i Juventusit. Ramsey, Frabotta dhe Szczesny u lanë pushim. Bernardeschi dhe Dragusin ishin në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Sidoqoftë, Pirlo predikon i qetë në funksion të Interit: “Ne ia komplikuan jetën vetes, tani do të duhet të rimëkëmhemi”. Ndoshta nevoijiten edhe ca energji.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit