Lukaku dhe përplasja me Ibrën: Mes meje dhe atij zgjedh veten çdo ditë…

11 Qershor 2021
13:17
Alfred Lleshi
back button

Duke festuar siç duhet titullin me Interin, është koha që Romelu Lukaku të zhytet në “Euro 2020”. Debutimi i Belgjikës është planifikuar të shtunën mbrëma kundër Rusisë në Shën Petersburg, i cili do të pasohet nga angazhimet me Danimarkën dhe Finlandën.

Sulmuesi i datëlindjes 1993 foli nga grumbullimi me kombëtaren për “hln.be”. Ky portal e vuri atë përpara zgjedhjeve. Midis Interit dhe Chelsea, për shembull, sulmuesi nuk kishte dyshimin më të vogël: “Interi. Unë fitova me këtë klub dhe e kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Me zikaltrit jam i suksesshëm, në klubin tjetër kisha një dështim”.

Hezitim zero për të folur edhe mbi rastin e konfrontimit personal me Zlatan Ibrahimovic. Të dy ishin protagonistët e një debati të nxehtë në derbin e Kupës së Italisë, në janar, teksa përfunduan nën hetim nga Prokurori Federal. Gjithçka u mbyll më pas me nga një gjobë për secilin: “Midis meje dhe atij zgjedh veten, çdo ditë të javës. Unë e dua veten time (qesh)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit