Lukaku-Napoli, dueti i tërbuar. Juventusi është i paralajmëruar, Conte që duhet ta shfrytëzojë këtë avantazh

16 Shtator 2024
9:03
Alfred Lleshi
back button

Humbja e rëndë në Verona më 18 gusht është vetëm një kujtim i largët. Në më pak se një muaj, Napoli ka ndryshuar padyshim fytyrën e tij, duke marrë pamjen e zemëruar të një Conte që është më shumë se kurrë “top”. Blutë, tashmë të egër, cinikë dhe me zjarr brenda, janë të parët në klasifikim dhe do të mbërrijnë në ndeshjen me Juventusin, të shtunën, sa më mirë që munden.

Entuziazmi është në nivele të larta, një Lukaku si ky të bën të ëndërrosh. Dhe në mes është Liga e Kampionëve. Di Lorenzo dhe shokët e tij nuk do të luajnë në këtë kompeticion, çka përbën avantazh të vërtetë në Serie A, për t’u shfrytëzuar me çdo kusht.

Nëse Meret luajti rolin e tij, kur “shtëpia” dukej sikur mund të shembej në çdo moment, “Big Rom” iu tregoi të gjithëve pse Conte e dëshiron gjithmonë atë me vete. Një gol, dy asiste dhe ajo aftësi e lindur për ta lënë skuadrën të marrë frymë kur duket se e kaplojnë vështirësitë.

Por ka edhe më shumë: Lukaku po bën më të mirën edhe në dhomat e zhveshjes për të ndryshuar mentalitetin e grupit, siç pranoi edhe vetë trajneri italian. Koordinimi me Kvaratskhelia, pastaj, është tashmë një nga gjërat më të mira.

Napoli tani di gjithashtu se si t’i bëjë duart pis… Një hap i detyrueshëm për të menduar se mund ta fitojë sërish “scudetton”. Mesazhi për kampionatin është i qartë, por mbi të gjitha për Juventusin, që duhet të mendojë fillimisht për PSV-në. Një “problem” që Conte nuk do ta ketë. Blutë do ta kthejnë në pikë këtë avantazh jo të parëndësishëm.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit