Lukaku në rolin e orakullit: Interi në finalen e Champions-it? E kisha parashikuar qysh verën e kaluar…

6 Qershor 2023
9:26
Alfred Lleshi
back button

Romelu Lukaku ka besuar gjithmonë në mundësinë e Interit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, edhe para se të kishte filluar udhëtimi europian i këtij edicioni. I intervistuar ekskluzivisht nga “Sportmediaset”, sulmuesi belg ka kujtuar fjalët e tij të verës së kaluar:

“Kam besuar te Champions League që në fillim, qysh verën e kaluar kur flitej për huazimin dhe mundësinë e rikthimit tim. Atëherë thashë se besoja te finalja. Nuk e di pse, por mendova se mund ta bënim dhe tani jemi këtu”.

Gjatë intervistës për “Sportmediaset”, Lukaku bëri një bilanc të sezonit: “Gjatë sezonit kemi pasur disa momente të vështira, por në fund e mbyllëm me një notë të lartë dhe jemi të gjithë në dispozicion. Të gjithë kemi bërë përpjekje për ta ndihmuar ekipin, ne e meritojmë finalen e Ligës së Kampionëve. Kur mendon për ekipin dhe fiton është e lehtë të japësh diçka më shumë.

E dija që kishim lojtarë që mund të bënin diferencën. Sapo trajneri më jep mundësinë për të luajtur, gjithmonë përpiqem të jap diçka më shumë. Kam pasur sukses në fund të sezonit, gjithashtu në Ligën e Kampionëve. Tani jemi në finale dhe duhet të mendojmë për më të mirën”.

Atyre që i kujtojnë mundësinë për t’u hakmarrë ndaj futbollit anglez, pas fjalëve jo fort të bukura ndaj tij, referuar vitit negativ te Chelsea, belgu u shpreh: “Nuk më intereson çfarë thonë, jam i fokusuar tek Interi. Ne duhet të bëjmë më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit