“Lukaku një nga ‘9’ më të fortë në botë, Italia duhet të ringrihet me trajnerin Spalletti”

1 Korrik 2024
10:36
Alfred Lleshi
back button

Jean Pierre Papin bën një bilanc të Kampionatit Europian, që po luhet në Gjermani prej 14 qershorit, duke u ndalur edhe te çështjet italiane. Ish-sulmuesi i Milanit, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, ka analizuar situatën e Romelu Lukakut:

“Ai është një nga ‘9’ më të fortë në botë, sepse është fizikisht i shkëlqyer dhe i shpejtë, edhe për shkak se luan me këmbën e majtë. Ai gjithashtu mund të gjuajë me këmbën e djathtë. Megjithatë, Belgjika ka edhe De Bruyne, një mesfushor të jashtëzakonshëm dhe lojtarë të tjerë interesantë si Doku i shpejtë. Në rastin më të mirë, ai bëhet shumë i rëndësishëm”.

Disa fjalë për eliminimin e Italisë: “Nuk shkoi mirë, aspak, por Zvicra është një ekip i mirë. Pastaj mund të shihni se si Italia është një kombëtare në ndërtim e sipër. Spalletti ka të drejtë kur thotë se i duhet kohë, edhe nëse në futboll koha është gjithmonë e shkurtër, sepse tifozët duan rezultate menjëherë. Italia do të rritet, Spalletti duhet ta përfundojë punën e nisur”.

Një vlerësim edhe për Scamacca: “E kisha ndjekur në Ligën e Evropës, me Atalantën kundër Marsejës. Më kishte bërë përshtypje të madhe, e vuri shumë në vështirësi Olimpikun. Ndaj Zvicrës nuk mori një kros, elementi kryesor me të cilin jeton një qendërsulmues. Nëse nuk keni ndihmë…”

Gjatë intervistës së dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Jean Pierre Papin foli se ku do ta shihte më mirë Mbappen: “Në të majtë ka luajtur gjithmonë. Si qendërsulmues është i aftë, por në të majtë sjell shpejtësi, driblon kundërshtarin, gjuan. Kritikat ndaj Deschamps? Ai është një trajner i madh, i njeh mirë këto kompeticione. Ndaj Belgjikës do të shohim një tjetër Francë, më të përqendruar, jo të krahasueshme me atë të fazës së grupeve. Do të luajë me një mentalitet tjetër”.

Më pas biseda kaloi te Milani, i cili është gjithmonë në kërkim të një qendërsulmuesi të ri. Ndër mundësitë do të ishte edhe Romelu Lukaku: ” Milani ka nevojë për një sulmues si belgu për të zëvendësuar Giroud. Lukaku lufton për ekipin. Unë e kam studiuar Fofana te Monaco, bën një punë të pabesueshme. Ngjason shumë me N’Golo Kanté, është mesfushor që mbulon shumë metra të fushës, midis një zone dhe një tjetre”.

De Zerbi, trajneri i ri i Marseille: “Nuk ka dyshim për De Zerbi, te Marseille kemi nevojë për filozofinë e tij sulmuese të futbollit, lojën e tij proaktive. Jam i sigurt se Roberto do të bëjë shumë, shumë mirë me ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit