Lukaku rregullon mungesat dhe gabimet, por sa dhimbje koke për Conte

24 Tetor 2020
9:20
Alfred Lleshi
back button

Dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Rezultatet e fazës së hershme të sezonit të ri të Interit nuk reflektojnë parashikimet, as pritshmëritë karshi një skuadre që përfundoi e dyta në kampionat dhe në finalen e “Europa League” vetëm dy muaj më parë. Megjithatë, nuk është as e drejtë të flasësh për një krizë, pas vetëm pesë ndeshjesh dhe një viti të kushtëzuar nga Covid-19, beteja me të cilin mbetet ende për t’u luajtur dhe fituar. Pikërisht në këtë fije qëndron ekuilibri i pasigurt izikaltërve. Shumë gola të shënuar dhe shumë të pësuar, veçanërisht për gabime personale. Shumë probleme fizike dhe madje disa keqkuptime taktike.

2-2 në “San Siro”, në debutimin e zikaltërve në Ligën e Kampionëve, aq më shumë e përzier me humbjen e bujshme të Real Madridit në shtëpi, do t’i detyrojë të besuarit e Conte të paktën të mos munden kundër Shakhtar, brenda një jave. Disa ditë në dispozicion për të gjetur një zgjidhje për ndeshjet e zhvilluara mirë, ndonjëherë të dominuara, por të shënjuara nga gabime individuale, që prishin përpjekjet e repartit sulmues. Interi nuk është në gjendje të ndryshojë ingranazhet, kryesisht sepse vazhdon të humbasë “copa” të rëndësishme rrugës. Hakimi dhe Sanchez janë të fundit, sipas kohës, që nuk luanin dot, për arsye dëmtimi dhe infektimi me koronavirus. Të dy janë shumë të lidhur me atë që Conte kishte në mendje në startin e sezonit. Përkundër kësaj, disa zgjedhje taktike të trajnerit nuk janë ende bindëse.

Para së gjithash, pozicioni i Vidal. Dhe ne nuk flasim për këtë vetëm sepse ishte protagonisti i dy gabimeve, që hapën rrugën për golat e gjermanëve në Champions, por sepse lënia e kilianit për të lundruar midis mbrojtjes dhe mesfushës duket si një keqardhje e madhe, një humbje, për të qenë i sinqertë. Është e vërtetë që shansi i dhënë për Eriksen, një rikuperim i lehtë për gjallëri dhe pozicionim taktik, nuk e lejoi Vidal të qëndronte pas sulmuesve (gjë që ai, gjithsesi, mund të kishte bërë me daljen e danezit). Në atë zonë të fushës, ata humbnin grintën dhe rikuperimin e topave të kundërshtarit në dalje.

Ndoshta Conte kërkon mbrojtje më të plotë se sa të arnuar dhe, jo çuditërisht, ende të shpuar… Me kthimin e Bastoni dhe duke pritur Skriniar (por edhe Young) është e lehtë për Vidal të bëjë disa hapa përpara, veçanërisht nëse edhe Sensi kthehet. Ky i fundit mbetet për momentin një tjetër enigmë e madhe tek Interi. Në këtë kuptim, duhet shënuar debutimi i shkëlqyeshëm i Darmian, i cili gjithashtu mund të veprojë si një alternativë ndaj treshes mbrojtëse.

Çfarë presim të shohim në Genoa-Inter? Lukakun e zakonshëm, i pandryshkshëm dhe në harmoni me Lautaro Martinez. Dhe pastaj, Darmiani i lartpërmendur, me shërimin e Bastonit. Me siguri, Conte do të përpiqet të bashkojë enigmën e një skuadre të nominuar për titull, por që tani duhet të luftojë në dy fronte dhe të rizbulojë ekuilibrin, që e dalloi sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit