Lukaku: S’është normale që kampionati u ndal për një juventin

2 Prill 2020
20:29
Denis Hakanaj
back button

Romelu Lukaku pa frena.

Sulmuesi belg ka dhënë mendimin e tij në lidhje me emergjencën Covid-19 që ka çuar në pezullimin e futbollit botëror. Sulmuesi i Inter-it ka folur në një lidhje direkte në Instagram me Thierry Henry.

“Shëndeti vjen para gjithçkaje, edhe para futbollit. Pse duhet të luajmë nëse të gjithë në botë rrezikojnë jetën? Jemi ndalur vetëm pasi një lojtar i Juventus-it (Rugani) rezultoi pozitiv me virusin. Kjo nuk është normale”, ka thënë Lukaku.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit