Lukaku shpallet “Ylli i Ndeshjes” edhe pa gol: “Por ishte De Bruyne protagonisti…”

17 Qershor 2021
21:47
Telesport

Romelu Lukaku u mjaftua me paraqitje të mirë ndaj Danimarkës, por edhe pse pa goln ishte një nga më të mirët në fushë, duke qenë protagonist te të dy golat me lëvizjet dhe pasimet e tij.

Pas ndeshjes UEFA e vlerësoi si më të mirin e ndeshjes. Ai foli për Sky Sport dhe tregoi përshtypjet pas ndeshjes.

“Ishte ndeshje e vështirë, e dinim se do ishte kështu. Danimarka e nisi ndeshjen mirë, duke bërë një pjesë të parë të shkëlqyer pas gjithë asaj që përjetuan. Më pas e merituam atë përmbysje në pjesën e dytë, edhe pse nuk ishte ndeshja jonë më e mirë.

Hyrja e De Bruyne? Me të në fushë qarkullimi ynë i topit u përmirësua. Falë hyrjes së tij në lojë, mundëm të gjenim më shumë hapësirë. Stadiumi i Kopenhagen plot? Sigurisht që kishte ndryshim për mirë, veçanërisht në fillim, ishte shumë bukur”, u shpreh Lukaku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit