Drejtuesi i Interit, Piero Ausilio, këmbëngul se nuk është i shqetësuar për mundësinë që Romelu Lukaku të transferohet te Milan-i.
Lukaku fitoi një kampionat me Inter-in i huazuar nga Chelsea, por zemëroi zikaltrit në fund të sezonit 2022/23 pasi u zbulua se ai po fliste me Juventusin ndërsa ishte ende lojtar i tyre.
I pyetur për të kalimin e mundshëm të Lukaku-t te kuqezinjtë, Ausilio tha në një event bamirësie: “Unë nuk ndjej asgjë.
“Nuk jam i interesuar për merkaton e Milanit.
“Ne jemi të interesuar për merkaton e Interit dhe bëjmë atë që duhet për ekipin tonë”.