Lukaku zbulon trajnerin e ri të Juventusit dhe gëzon Interin!

12 Qershor 2019
13:14
Anton Cicani
back button

Romelo Lukaku ka folur pas ndeshjes që Belgjika fitoi ndaj Skocisë për eliminatoret e Euro 2020. Sulmuesi i Manchester United, për "Sportmediaset", ka dhënë deklarata të forta duke zbuluar të ardhmen e tij dhe folur me superlativa për Serie A.

"Eshtë një e mirë që Conte ka shkuar te Interi, për mua është më i miri në botë. Për sa i përket të ardhmes, kam marrë vendim dhe nuk mund ta them për respekt të Manchester United, me të cilin kam kontratë", pohoi belgu.

Më pas, sulmuesi shpjegon dhe se mezi pret që të luajë në Serie A: "Jam fans i madh i Serie A, ata që kam pranë e dinë që kam dëshiruar gjithmonë të luaj në kampionatin anglez dhe atë italian: e dashuroj Italinë. Pastaj, Cristiano Ronaldo ka shkuar në Itali, Maurizio Sarri te Juventusi, Carlo Ancelotti te Napoli: do të jetë një Serie A emocionuese".

Lukaku pret vetëm një sinjal nga Manchester United: "Agjenti im e di! Vendimin e kam marrë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit