LUKAKUUUUUUUUUUU!!! Rikthimi i Big Rom, mjaftojnë 2 minuta (PAMJET)

13 Gusht 2022
20:54
Telesport
back button

Sot Interi zbret ne fushe per ndeshjen e pare te sezonit dhe sigurisht per te kerkuar menjehere te mare ate kurore qe ia mori vjet Milani i Piolit, qe gjithashtu e nisi me fitore kete sezon duke mundur Udinese…

Interi ka fituar të gjitha tre debutimet e sezonit të fundit në ligë: rekordi është pesë radhazi, i regjistruar midis 1993 dhe 1997. Lecce, nga ana e tij, është skuadra që ka luajtur më së shumti ndeshje debutuese në Serie A pa fituar kurrë. (6 barazime dhe 10 humbje) dhe ka qenë gjithmonë i eliminuar në pesë “të parat” e fundit…

Interi përgjigjet me klasiken 3-5-2: në mbrojtje është Dimarco me Skriniar dhe De Vrij, Darmian do të jetë mbrojtësi i djathtë ndërsa në krahun e kundërt do të veprojë Gosens. Përpara konfirmohet çifti Martinez-Lukaku…

Fillim shkatërrues direkt për Interin! Dimarco kroson drejt shtyllës së largët për Darmian, i cili luan në qendër të zonën se Lukakut: nga dy hapa, sulmuesi belg mposht Falcone me një goditje të saktë me kokë. 0-1!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit