Lumë milionash, De Gea do të bëhet mbreti i Premier Ligës

14 Dhjetor 2018
10:50
Alfred Lleshi
back button

Manchester United duket i vendosur t’ia plotësojë kërkesat financiare dhe ta rinovojë kontratën me David de Gean. Klubi nga “Old Trafford” ka përdorur mundësinë që kishte, për ta rinovuar kontratën e tij në mënyrë të njëanshme edhe për një vit tjetër, deri më 2020. Njëkohësisht United po vazhdon të punojë për rinovimin afatgjatë të portierit spanjoll.

Siç raportohet nga tabloidi britanik "The Sun", Manchester United është i gatshëm t'i ofrojë De Geas një pagë të jashtëzakonshme që, duke përfshirë edhe bonuset, do të arrinte në kuotën e 400.000 paundëve në javë (më shumë se 23 milionë euro në sezon).

Kjo shumë do ta bënte De Gea-n jo vetëm portierin më të paguar në botë, por edhe lojtarin më të paguar në Premier League. Në rast rinovimi, spanjolli do të bashkohej me Alexis Sanchez, mes lojtarëve me pagat më të larta në “Old Trafford”.

PSG është në ndjekje të De Gea-s dhe ishte gati të oferonte 60 milionë paundë gjatë verës. Gjigandët e Ligue 1 ishin gati ta prisnin edhe një vit të mëtejshëm, për ta marrë spanjollin si zëvendësues për veteranin Gianluigi Buffon, 40 vjeç.

Trajneri Jose Mourinho këmbënguli kohët e fundit se De Gea dëshiron të qëndrojë. Ata të dy kanë të njëjtin agjent, portugezin Jorge Mendes. Mourinho tha: "Nëse dëshirojmë të jemi Manchester United, ne kemi nevojë për lojtarët më të mirë në botë. Ne tashmë kemi portierin më të mirë në botë, duhet ta mbajmë".

Numrat e De Gea me Manchester United, në Premier League

Sezoni Ndeshje Minuta Gola të pësuar Ndeshje pa gol
2018-2019 16 1.440 26 2
2017-2018 37 3.330 28 18
2016-2017 35 3.150 29 14
2015-2016 34 3.060 33 15
2014-2015 37 3.314 36 11
2013-2014 37 3.330 43 12
2012-2013 28 2.520 26 11
2011-2012 29 2.610 29 13

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit