Lyon, Aulas sulmon Juven: Ajo që bënë me arbitrin nuk shërbeu

9 Gusht 2020
15:07
Denis Hakanaj
back button

“Ka qenë një moment i madh. Kam jetuar shumë në karrierën time, por ky është special”.

Jean-Michel Aulas, presidenti i Lyon-it, po shijon akoma kualifikimin në çerekfinalet e Champions League në dëm të Juventus-it, duke mos e kursyer një thumbim kundër bardhezinjvë:

“Kanë bërë një presion të madh ndaj arbitrit, por që ka bërë një punë të mirë përballë makinës bardhezi”, kanë qenë fjalët e Aulas në një intervistë të dhënë për Le Progres.

Gjithashtu, Aulas nuk e ka gëlltitur akoma ndalesën përfundimtare të Ligue 1 të vendosur prillin e kaluar.

“Një skandal absolut, një padrejtësi e thellë që nuk do ta fal kurrë. Është një plagë akoma e hapur, akoma sot zemrat tona pikojnë gjak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit