“Lyon? Ronaldo të bëjë mrekulli si me Atletico vjet”

5 Gusht 2020
22:09
Telesport
back button

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny foli për Sky Sport përpara rifillimit të Ligës së Kampionëve, me bardhezinjtë që luajnë të premten në ndeshjen e kthimit kundër Lyon:

“Çmimi si portieri më i mirë më jep kënaqësi, por për mua çmimet individuale nuk janë të rëndësishme, llogariten ato në grup. Ne fituam një kampionat të vështirë, ishte shumë i çuditshëm. Vuajtëm, dikush e nënvlerësoi fitoren tonë, por fitorja nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht kur i vendos 9 tituj të gjitha me radhë”.

Juve, Szczesny: 'Cristiano Ronaldo ci regalò un pc per il rosso a ...

“Tani le të mendojmë për të premten, jemi gati si vitin e kaluar kundër Atletico, ku përmbysëm rezultatin. E bëmë atë një vit më parë, do ta bëjmë përsëri këtë vit. Ronaldo gjithmonë bën ndryshimin në këto ndeshje. Do të bëj sërish një mrekulli! Nuk do të jetë e vështirë të gjesh motivime, ne po luajmë për një qëllim të rëndësishëm”.

“Nuk kemi qenë të përsosur javët e fundit por është normale, gjëja e rëndësishme është që kemi fituar titullin”.

“Duhet të gjejmë përsëri energjinë tonë, pa tifozët është më e vështirë por do të gjejmë frymën e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit