Magjepsi Mourinhon, ai është basti i fituar i Atletico Madrid

20 Shtator 2019
21:19
back button

Joao Felix mbulohet nga komplimentet dhe superlativat. E nëse ky vlerësim vjen nga një profesor special si Jose Mourinho, që priste edhe testin e Champions League përpara se të shprehej, atëherë basti i Atletico Madrid është i stërfituar.

Sidomos kur pak kohë më parë, trajneri portugezi kishte ngritur hije dyshimi mbi Joao Felix, ndërsa tani “Special One” dorëzohet pa kushte përballë kualitetit të të riut.

“Djaloshi është një talent i jashtëzakonshëm. Nuk e njihja personalisht, por më duket se ka një personalitet të fortë. Besoj se është i aftë të përballojë peshën e presionit të numrave dhe statistikave që e shoqërojnë”.

“Me siguri Simeone do të di që ta angazhojë më së mirë, por cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Joao Felix mund të luaj si qendërsulmues, ose si trekuartist numër 10. Ai mund të aktivizohet gjithashtu nga të dy krahët, për të depërtuar më pas në qendër. Mund të bëjë gjithçka sepse ka një ndeshmëri të jashtëzakonshme taktike”.

“Edhe fizikisht ka një strukturë mjaftueshëm të zhvilluar për moshën e tij. Besoj se është një djalosh me potencial madhështor”, citohet Mourinho nga “Record”, teksa vlerëson maksimalisht talentin e Atletico Madrid, Joao Felix.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit